Rixos Premium Dubrovnik ju ofron një eksperiencë të paharrueshme pushimi në një rajon të pasur me bukuri historike, kulturore dhe natyrore.
Dubrovniku, në bregdetin mahnitës të Kroacisë, njihet si “Perla e Adriatikut”.
Hoteli luksoz Rixos Premium, ndodhet afër qytetit të vjetër të Dubrovnikut dhe është i rrethuar nga peisazhe spektakolare.
Me dizajnin e tij të jashtëm që zbret deri në det, hoteli ka arkitekturë moderne dhe dizajn të brendshëm luksoz.
Akomodimi bashkëkohor, baret, spa, restorantet me stil, dhe kuzhinierët ndërkombëtar janë vetëm disa nga veçantitë e hotelit. Si dhe e vetmja kazino në qytet ndodhet në po këtë hotel mahnitës.
Me një zonë të madhe që ofron një pishinë të brendshme dhe pishina të jashtme që ofrojnë pamje të detit, ky hotel me 5 yje është 15 minuta në këmbë larg qytetit të vjetër të Dubrovnikut.
Dhomat në Rixos Premium Dubrovnik kanë mobilje elegante e moderne me banjo luksoze.
Përfshirë këtu dhe 3 bare dhe 3 restorante, hoteli ofron kënaqësi nga kuzhinat ndërkombëtare. Specialitete të ndryshme dhe menu të ushqimeve të detit.
Për të shijuar ditët tuaja, sigurohuni që të vizitoni hapësirat fantastike të ofruara në Rixos Premium Dubrovnik. Shumëllojshmëria e ofertave rekreative të hotelit ju siguron që të keni shumë për të bërë gjatë qëndrimit tuaj. Sigurohuni që të shijoni plazhin aty pranë. Relaksohuni me një vizitë në masazh, vaskë të nxehtë, sallon, dhomë me avull, spa dhe sauna. Pishina e hotelit në vend ju fton çdo ditë për një zhytje freskuese.
Bari i hotelit pranë pishinës ju lejon të shijoni koktejet nga më të ndryshme.
Për adhuruesit e sportit, hapësira në fitnes të hotelit do t’iu mbajë në formën tuaj përfekte. Ditët e nxehta mund të jenë argëtuese me aktivitete ujore si peshkimi, sportet ujore e noti.
Dhomat e lojërave të ping-pongut, dhoma e yogës e fushat e tenisit në hotel janë edhe disa nga aktivitete që ju mund t’i ndiqni në Rixos Premium Dubrovnik.
Kjo po se vërteton se Rixos Premium Dubrovnik është resorti i përsosur për të vizituar tani.
Për më shumë informacione dhe rezervime, kontaktoni:
+383 44 189 141 (Viber)
ose DM në rrjetet tona Sociale @ArmendTours